Sot shënohet 34-vjetori i vdekjes së poetit disident dhe intelektualit Havzi Nela, “Dëshmor i Demokracisë” i cili u var nga autoritetet diktatoriale komuniste në 10 gusht të vitit 1988 në qytetin e Kukësit.
Në këtë datë bashkëshortja e tij Ladije Nela, kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës dhe falje për veprimin e babait të tij që nënshkroi ekzekutimin e Havzi Nelës, si dhe hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Jam krenare që e kam pasur bashkëshort Havzi Nelën. 34 vite për mua duken si 340 vjet sepse drejtësia shqiptare nuk ka dhën ët drejtë për poetin. Çdo ditë kam kërkuar drejtësi por kërkesa shkon në vesh të shurdhër. I pari që të dënojë krimet e babait të vet është kryeministri i vendit, Edi Rama. Kryeministri jonë në rast se ka pikë shqiptari sot duhet të japë dorëheqjen. Unë kërkoj nga busti drejtësi”, tha zonja Nela.
Në përkujtimin e 34 vjetorit të varjes së Havzi Nela, Kryetari i PD-së Kukës Admir Sinamati, tha se sot e kësaj dite Edi Rama nuk ka gjetur kurajën që të kërkojë falje apo pendese për veprimin e babait të tij që nënshkroi ekzekutimin e Havzi Nelës.
“Skena e krimit varet direkt nga vendimi i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe po të shikoni firmat, ndër to spikat emri i Kristaq Ramës, babait të kryeministrit të Shqipërisë që sot e kësaj dite nuk ka gjetur kurajën të kërkojë flaje dhe të shprehë pendës.ë ai mburret me veprimet e babait të tij. Ata vranë një poet, por ne tashmë kemi një mërtir si Havzi Nela i cili nuk do harrohet kurë”, tha ai.
Falje dhe drejtësi nga kryeministri Rama kërkoi edhe Shukri Nela, vëllai i Havzi Nelës.
Havzi Nela , pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos në burgjet politike të Burrelit , të Spacit e me pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut.
Pas pluralizmit politik ai u shpall martir i demokracisë. Vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit./Abcnews.al/