Maqedoni e Veriut, Pendarovski pranon kërkesën e Ahmetit

schedule18:15 - 22 Maj, 2019

schedule 18:15 - 22 Maj, 2019

Për herë të parë shërbimet e inteligjencës në Maqedoninë e Veriut do të drejtohen nga një shqiptar. Vendimi është marrë nga presidenti Pendarovski, i cili pas një konsultimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti ka caktuar në këtë post Erold Musliun.

Erold Musliu do të jetë shqiptari i parë i cili do të drejtojë Agjencinë e Zbulimit. Ai u emërua nga Presidenti Pendarovski. Musliu në krye të Inteligjencës vjen pas punës disavjeçare në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Nga BDI thonë se kjo është bërë në koordinim me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.

Artan Grubi, deputet i BDI-së:  “Zoti Ahmeti ka pasur takim me zotin Pendarovski dy ditë më parë, dhe i kanë diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe çështjet kadrovike. Besoj që ka qenë një takim jashtëzakonisht i frytshëm dhe në atë takim është diskutuar edhe kjo çështje”.

Erold Musliu dhe të gjitha emërimet tjera janë vendime të mia dhe unë përgjigjem për ata ka qenë përgjigja e Presidentit të vendit rreth emërimit të Erold Musliut në krye të Agjencisë së Zbulimit. Ndërkaq, në Kuvend, Pushteti dhe opozita u bënë bashkë për të kaluar ligjet e sferës së sigurisë, ku siguruan se do të krijohet ambient i sigurt për qytetarët dhe se në të ardhmen asnjëherë nuk do të keqpërdoren mjetet e përgjimit./ABC News Albania 24/7