Manchester City e nisi Premierligënme një ndeshje jashtë fushe kundër West Ham. Nëse sulmuesi Erling Haaland ishte më i keqi në fushë në ndeshjen për Superkupën me Liverpoolin, atëherë sot ishte i vetmi që shënoi.
Në minutën e 36-të, norvegjezi e shndërroi penalltinë në gol, ndërsa në mesin e pjesës së dytë shënoi edhe nga loja, duke realizuar një me një me portierin.
Deri në fund, rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por që lojtarët e City nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet. /abcnews.al/