Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Beratit pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. I arrestuari banues në Berat, rezulton që të ketë tre emra, Gazmir Polovina, Gazmend Polovina, Julian Bebri. Ai në mars të 2013 është dënuar nga gjykata në Milano me 15 vite heqje lirie pasi u shpall fajtor për veprën penale të përfshirjes në “Organizatë Kriminale” si dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. 44-vjeçari i arrestuar në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës. 44-vjeçari pas procedurave në Shqipëri pritet të ekstradohet drejt Italisë. /ABC news Albania 24/7
Kapet në Berat i kërkuari me tre emra, në Milano i dënuar me 15 vite burg
schedule10:20 - 22 Maj, 2019
schedule 10:20 - 22 Maj, 2019