Reperi i njohur, Stresi është një nga më të përfolurit në mediat rozë. Ai krijon gjithmonë zhurmë me deklaratat e ndryshme.
Mirëpo, së fundmi, Stresi ka bërë një sqarim për kolegët e zhanrit të tij duke thënë se ndryshe është në këngë e ndryshe është çfarë flasin në realitet. Reperi ka bërë thirrje që t’i lënë kunjat nëpër këngë.
“Po ju sqaroj diçka të dashur repera, të gjithë e dimë që është krejt ndryshe çka flisni nëpër këngë dhe çfarë jeni në realitet. Lini kunjat nëpër këngë, se ju të hani m… pa ra në tokë ju e kush ju vjen mbrapa meshkuj”, ka shkruar ndër të tjera Stresi.
Kujtojmë që ditën e djeshme, ai ishte pjesë e protestës për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë./abcnews.al