Fisnik Syla u bë i njohur për publikun shqiptar për lidhjen që krijoi me Fjolla Morinën. Ata vijuan të ishin në qendër të vëmendjes pas arrestimit të këngëtares, ceremonisë që mbajtën në Maldive dhe së fundmi për ndarjen që erdhi shumë pak kohë pas dasmës.
Gjërat mes dyshes nuk kanë përfunduar mirë dhe kjo është reflektuar përmes thumbave që përcillnin në rrjete sociale. Fisniku u përfol se ka nisur një lidhje me moderatoren Ester Bylyku. Ai mohoi këtë lajm duke thënë se po përpiqen të marrin famë prej tij.
“Jo, nuk jam në lidhje me Ester. Unë nuk e kam karakaterin dhe as moshën , profesionin por edhe kohën që të merrem me ato që dëshirojnë të bëjnë famë përmes meje.”, tha ai. Së fundmi, ai ka bërë një postim tjetër thumbues në rrjete sociale.
“Shumë kush që dëshiron të ketë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes, me keqardhje ju them se nuk do ta kenë atë rast”, ka shkruar ai shoqëruar me një emoji. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për Fjollën, të cilën e ka akuzuar se e ka përdorur për interes, apo për dikë tjetër.
/abcnews.al