Situata politike në Shqipëri është komentuar nga Ministri gjerman i Shtetit për Evropën Michael Roth. Në një intervistë për “Spiegel”, shefi i diplomacisë gjermane është shprehur se: “Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.”
Sipas ministrit gjerman: “Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në Bashkimin Evropian, por opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese”– është shprehur për të gazetën Der Shpigel, Ministri Michael Roth./ABC News Albania 24/7