Portieri i PSG-së, Gigio Donnarumma foli për “Sky Sport” për ndjesinë e tij në këtë fillim të vitit të tij të dytë në Francë dhe për ardhjen e trajnerit të ri Galtier.
“Ndihem vërtet si në shtëpinë time këtu, ndihem shumë mirë. Ky klub është diçka e pabesueshme. Nuk mund të shpjegohet ndjesia që të jep.
Kjo është një familje dhe unë jam i lumtur që jam këtu, dua të qëndroj atje sa më gjatë dhe të bëj historinë e këtij klubi”, është shprehur gardiani i portës./ h.ll/abcnews.al