Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit. Ata kanë disa vite bashkë ndërsa tashmë janë bërë dhe prindër të dy fëmijëve, djalit Zëri dhe vajzës, Bota. Së fundmi, në një intervistë, reperi është shprehur se dëshiron që të ketë më shumë fëmijë.
Gjatë një interviste që dha për televizionin T7, Elita tha se tashmë është koha që të fokusohet te puna.
“Unë e kam përfunduar me fëmijët. Nuk ka një beb numër 3. I them bashkëshortit tim publikisht ‘Jo’. Jam shumë e përmbushur dhe jam gati të shfrytëzoj energjinë time në një dashur të vjetër, siç është televizioni.”, deklaroi moderatorja në T7.
/abcnews.al