Një polic vrau një fëmijë! Sot Bledi Çuçi hesht, një javë më parë dha udhëzimet për skafet që shqetësonin pushuesit

schedule22:00 - 2 Gusht, 2022

schedule 22:00 - 2 Gusht, 2022

Policia e Shtetit dështoi edhe njëherë të garantonte sigurinë për qytetarët, madje siç është bërë tashmë shumë e zakontë, ka qenë vetë ky institucion që është bërë burim i ngjarjeve tragjike.

Lexo edhe: Jo vetëm në rrugë, policia po na vret edhe në det! Po tani ku të fshihemi?

Sot, 2 gusht 2022, një polic i mori jetën një fëmije vetëm 7 vjeç në bregdetin e Himarës.

Arjan Tase, Komisar i Policisë në Elbasan, vrau një vogëlushe vetëm 7 vjeçe duke drejtuar skafin e tij.

Lexo edhe: I pezulluar me bujë për drogë, polici që vrau 7-vjeçaren në Himarë u rikthye në detyrë nga Gledis Nano. Si e “shpëtoi” kapja prokurorit

Ngjarja ishte kronikë e një krimi të paralajmëruar. Edhe pse ministri i Brenshëm, Bledi Çuçi deklaronte pikërisht një javë më parë se “çdo drejtues e punonjës policie që mbyll sytë para paligjshmërisë ose që aplikon standarde të dyfishta do të përgjigjet”, referuar këtu edhe atyre që rrezikojnë pushuesit me motora uji, duket se fjala e tij nuk pati aspak peshë.

“Shqetësimet” e Çuçit, që nuk shkuan më shumë se një postim në rrjetet sociale, nuk u morën parasysh jo vetëm nga “rebelët e pabindur”, por edhe nga ata që duhet ta zbatojnë  të parët ligjin.

Me drejtuesit e Policisë së Shtetit përgjatë zonave të bregdetit ndava sot disa shqetësime që lidhen me sezonin turistik. Asnjë tolerancë për subjektet që nuk respektojnë orarin e lejuar të muzikës gjatë natës, asnjë tolerancë për këdo që rrezikon pushuesit me motora uji duke thyer në mënyrë flagrante kordonët e sigurisë. Do të përgjigjet personalisht çdo drejtues e punonjës policie që mbyll sytë para paligjshmërisë ose që aplikon standarde të dyfishta”, shkruante Çuçi më 25 korrik.

Lexo edhe: Tragjedia e Himarës, shteti gjobit dhe sekuestron skafet e qytetarëve, por jo ato që drejtojnë policët pa patentë

Sot, kur një tragjedi shumë e rëndë ka tronditur vendin, ministri Çuçi nuk ka thënë asnjë fjalë, në mos për të mbajtur përgjegjësinë personale për dështimin e sigurisë në plazhet publike, të paktën për të dënuar krimin e rëndë të vartësit të tij. /abcnews.al