Robert Lewandowski ka vizituar ditën e sotme ish-shokët e tij te Bayern Munich, që pas transferimit të Barcelona,
Për këtë vizitë të sulmuesit polak ka folur edhe Oliver Kahn, i cili ka theksuar se i erdhi mirë që Lewandowski i vizitoi dhe se mes palëve është ndarë gjithçka mirë, ndërsa kontaktet mes tyre do të vazhdojnë.
“Më erdhi mirë që Robert u ndal përsëri në zyrën time. Ne folëm për gjithçka, u ndamë mirë dhe do të mbajmë kontakte në të ardhmen.
Ajo mes Robertit dhe Bayernit ishte dhe është një histori e veçantë, e suksesshme. I urojmë të gjitha të mirat në FC Barcelona”, deklaroi Kahn.
Thank you for an amazing 8 years. All the best for the future, Lewy ❤️#MiaSanMia pic.twitter.com/jaUcOMSkz3
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 2, 2022
/f.a/ abcnews.al