E zhdukur prej 7 ditësh, gjendet nëna e dy fëmijëve nga Durrësi: Rrëmbyesi më mbajti peng

schedule09:18 - 2 Gusht, 2022

schedule 09:18 - 2 Gusht, 2022

Është gjetur pas 7 ditësh e zhdukur, Ersida Dyrmishi, nënë e dy fëmijëve nga Durrësi.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se Ersida ka deklaruar se është mbajtur peng nga një burrë nga Lushnja  me emër  Marjus Musaku.

30-vjeçarja është larguar nga shtëpia ditën e hënë, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.

Lexo edhe: Mbajti peng në një hotel nënën e dy fëmijëve nga Durrësi, arrestohet lushnjari, e kërcënonte për të bashkëjetuar me të

Postimi i një prej miqve të saj ne rrjetet sociale:

Njoftojmë se shtetësja Ersida Dyrmishi me vendbanim në Durrës, mosha 30 vjec,ka humbur kontaktet me familjarët te Hënën më datë 25.07.2022.

Ditën që është larguar në drejtim të paditur, ka qenë e veshur me pantallona të bardha & një bluzë të zezë. I lutemi atyre që mund ta kenë parë diku, të na kontaktojnë sa më shpejt! Nr kontakti 0692467605 0692050608

Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes.

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!