“Dua të zvogëloj gjoksin, më ka shkaktuar probleme”, Armina Mevlani flet për ndërhyrjet që do të bëjë

schedule08:19 - 2 Gusht, 2022

schedule 08:19 - 2 Gusht, 2022

Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një intervistë me ndjekësit në rrjete sociale, ku ka treguar se dëshiron që të zvogëlojë gjoksin për shkak të problemeve shëndetësore që i ka sjellë. “A ke menduar ndonjëherë të zvogëlosh gjoksin? Unë po e mendoj por kam frikë”, ka qenë pyetja që i ka drejtuar ndjekësi blogeres.

Kjo e fundit tha se po mendon që të bëjë ndërhyrjë për shkak të skoliozës. “E kam menduar sigurisht, në të ardhmen sepse unë kam tashmë edhe skoliozë. Por kam shumë frikë nga çdo operacion në përgjithësi”, ka shkruar blogerja e njohur krahas postimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!