Zyrtare: Kastrioti lëviz sërish, firmosin edhe dy të rinj

schedule13:16 - 1 Gusht, 2022

schedule 13:16 - 1 Gusht, 2022

Kastrioti ka zyrtarizuar dy afrimet e radhës dhe bëhet fjalë për elementë të rinj si Brajan Selmani dhe Franc Marinaj, ky i fundit shënues i njërit prej golave në miqësoren me Besën.

“KS Kastrioti ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Brajan Selmani në skuadër. Mbrojtësi i formuar te Akademia e Futbollit është një lojtar i ri dhe premtues.

Ndonëse i ri në moshë, 18-vjeçari, ka provuar të luajë krahas Akademisë, edhe për ekipin e Teutës U19 dhe të Laçit U21.

Gjithashtu, me Kastriotin ka firmosur edhe sulmuesi Franc Marinaj. 21-vjeçari, është produkt i akademisë Dinamo, ndërsa ka qenë pjesë edhe e NK Jarun të Zagreb, si edhe me Partizanin në Shqipëri.

KS Kastrioti i’u uron mirëseardhjen të dy lojtarëve, dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën tonë”, njofton klubi krutan. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!