Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi është nënë e një djali. Ndërkohë, së fundmi ajo ka treguar se është sërish në pritje të ëmbël.
Përmes një postimi në Facebook, deputetja e PDK-së ka ndarë një foto, ku ekspozon barkun e rrumbullakosur.
“Askush nuk do ta dijë kurrë forcën e dashurisë sime për ty. Në fund të fundit, ti je i vetmi që e njeh tingullin e zemrës sime nga brenda. Mezi pres të të mbaj në krahë”, ka shkruar deputetja krahas fotos së bukur.
Kujtojmë që prej dy legjislaturash, Shoshi është pjesë e Parlamentit si deputete./abcnews.al