Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Mal të Zi, njofton Instituti për Shëndet Publik (IJZ), i cili thekson se pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje, raporton Vijesi25.
Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive.
“Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati)./express/