Dashi
Jeta juaj ne çift do jete tërësisht e qete sot dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Ne çdo moment bëni atë qe do ndieni dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime te statusit dhe do preferojnë t’i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe do iu ndihmoje te zgjidhni çdo problem.
Demi
Tregohuni realiste sot ju te dashuruarit dhe mos kërkoni gjera te pamundura nga partneri. Kjo gjë do jete shume e gabuar dhe mund te sjelle pasoja tek e ardhmja. Beqaret do kenë njohje te reja gjate disa aktiviteteve profesionale dhe për dike do ju rrahe zemra fort sapo ta takojnë. Planetët do favorizojnë Financat. Gjendja ka për te qene gjate gjithë kohës e qëndrueshme.
Binjaket
Venusi do garantoje një dite te mbushur me çaste te lumtura. Here pas here do ju duket sikur jeni neper ëndrra dhe nuk do doni te zgjoheni për asnjë arsye. Ata qe janë vetëm do dashurohen me personin e duhur. Ai do ua ktheje simpatinë dhe do i beje te kalojnë një jete te bukur. Edhe me Financat gjerat do ecin si duhet, nuk do keni për çfarë te mërziteni.
Gaforrja
Do përjetoni ndjesi te forta sot ju te dashuruarit pas disa deklaratave te partnerit. Tashme do ndiheni gati te hidhni edhe hapa galopante me te. Beqaret femra do kenë me shume sukses ne dashuri, ndërkohë qe meshkujve do ju duhet te tregohen me te duruar. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, por gjithsesi kjo nuk do jete arsye qe ju te fiksoheni pas lojërave te fatit.
Luani
Do grindeni edhe për gjera te kota me partnerin tuaj sot dhe nuk do ndiheni mire për asnjë çast. Pranojeni qe keni me shume gabime nga ai sepse me kryeneçësi nuk keni për te shkuar askund. Beqaret do realizojnë disa takime interesante dhe nuk do dine çfarë zgjedhje te bëjnë. Le te marrin kohen e duhur për t’u menduar. Perspektivat Financiare janë shume te mire.
Virgjeresha
Nëse partneri kujdeset gjithmonë qe ju te ndiheni sa me mire, këtë gjë duhet te bëni edhe ju sot. Sakrifikojeni për këtë gjë çdo çast te lire dhe mendoni ndonjë surprize. Beqaret do kenë takime fantastike ne momentet qe me pak i presin. Me shpenzimet do jeni te pamatur dhe ka rrezik qe gjendja shume shpejt te ketë tronditje. Nuk duhet menduar asnjëherë vetëm për momentin.
Peshorja
Harmoni, ngjyra, emocione dhe kënaqësi. Dita e sotme do jete fantastike për te dashuruarit. Te gjithë do ju kenë zili, por askush nuk do mundet dot t’iu prishe pune. Beqaret do realizojnë plot takime, por për asnjë person nuk do ndiejnë ndonjë emocion te veçante. Te ardhurat do përmirësohen tej mase për shkak te kujdesit tuaj, por edhe fale ndihmës se familjareve
Akrepi
Nëse jeni ne një lidhje do keni dite me te qëndrueshme sot. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do arrini te vendosni qetësinë. Beqaret nuk do jene realiste dhe ka rrezik te hedhin hapa te gabuara. Pasojat do i ndiejnë me vone. Ne planin financiar mire do jete te bëni një riorganizim te situatës sepse po i late gjerat pas dore situata mund te përkeqësohet edhe me tepër.
Shigjetari
Dite shume e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni për te folur qetësisht lidhur me disa probleme te se shkuarës. Beqaret do jene te angazhuar me projekte te mëdha dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin Financiar nuk do ketë tronditje aspak dhe kjo do ju beje t’i kryeni pa frike shpenzimet e nevojshme.
Bricjapi
Sot do keni dëshirë shume te madhe te kaloni vetëm momente te bukura me partnerin dhe te përjetoni çaste romantike. Venusi do jete ne anën tuaj dhe do ju ndihmoje ta arrini këtë gjë. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri, por do takohem me disa miq te vjetër dhe do kalojnë ore fantastike me ta. Me Financat bëni kujdes. Po e zbrazet llogarinë bankare do gjendeni shpesh ne vështirësi.
Ujori
Jeta juaj ne çift do jete mjaftueshëm e qete sot. Komunikimi do jete gjithë kohës i njëjtë dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret nga ana tjetër nuk do ndihen ende gati te bëjnë ndryshime te statusit dhe do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Po vazhduat me këtë sjellje nuk keni për ta ndryshuar kurrë statusin. Për Financat duhet te përkujdeseni me tepër pasi po Filluan problemet nuk do dilni dot prej tyre.
Peshqit
Sjellja e partnerit tuaj nuk do ju pëlqejë shume gjate kësaj dite dhe do ja vini ne pah këtë gjë. Ai do ua shpjegoje arsyen dhe do mundohet te mos ju lëndojë. Beqaret duhet te tregohen sa me te logjikshëm, pasi ne te kundërt mund te bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin FInanciar do keni probleme serioze nëse nuk merrni masa sa me shpejt. Ndihmën e familjareve duhet ta pranoni pa u menduar./Abcnews.al/