Meta i përgjigjet Ramës: Ju përshëndes me karikaturistin e preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin

schedule18:45 - 30 Korrik, 2022

schedule 18:45 - 30 Korrik, 2022

Ish-presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili reagoi për herë të parë pas fjalëve se Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Meta ka ndarë në rrjetin social Facebook foto nga një shkrim në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku karikaturat janë bërë nga Rama.
“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta”, shkruan Meta krah fotove.