Ajgena Korbi
Ditët e nxehta mund të kalohen bukur dhe në Tiranë. Mjafton të udhëtoni drejt periferisë.
“Equos Resort” në Mullet është kthyer në destinacion veror për shumë familje.
Resorti modern ka menduar për të gjithë grupmoshat.
Një grup animatorësh mund të argëtojnë fëmijët ndërsa prindërit mund të konsumojnë një pije, të marrin rreze dielli apo të notojnë.
Aqua parku dhe pishinat në “Equos Resort” dallojnë nga njëra – tjetra për veçantitë që ofrojnë.
Një hapësirë e posaçme i dedikohet hipizmit. 17 kuaj janë aty për këdo që dëshiron ta ushtrojë sportin elitar.
Restoranti është ndërtuar sipas konceptit të agroturizmit.
Në “Equos Resort” menaxheri Adriatik Llangozi tregon se asnjë ditë nuk është njësoj.
Në këto ditë të nxehta që kanë mbërthyer vendin në “Equos Resort” mund të gjeni një hapësirë çlodhëse në shtatë ditë të javës. /abcnews.al