Ditën e djeshme, policia greke arrestoi një punonjës policie, nën akuzën e abuzimit më të mitur apo kryerjen e marrëdhënie seksuale në prani të fëmijëve të moshës 12 vjeç, sipas mediave të vendit.
Denoncimi është bërë nga një e mitur dhe prindërit e saj, sipas të cilës punonjësi i policisë 53-vjeç, duke përfituar nga statusi i trajnerit të volejbollit, ka abuzuar vazhdimisht me të miturën të paktën nga janari i vitit 2022.
Ndërsa nga maji i vitit 2022, ai ka përdorur një aplikacion duke u përpjekur sistematikisht të joshte të miturën duke i dërguar video me përmbajtje pornografike. Policia ka hapur hetimet në lidhje më këtë çeshtje, ndërkohë qe ndaj të miturës do të kryhen të gjitha kontrollet mjekësore.
Policia gjeti dhe konfiskoi në shtëpinë e tij një sasi të madhe provash digjitale (telefonë celularë, kompjuterë, videokamera, tableta, etj). Dosja i është dorëzuar organit kompetent dhe më pas është lëshuar një urdhër arresti për policit.
/abcnews.al


