Abcnews.al raportoi më herët gjatë ditës së sotme se një nga 13 marinarët e liruar për çështjen e drogës në Portin e Durrësit është rivënë në pranga. Kjo pasi në celularin e marinarit rus janë gjetur materiale pornografike me të mitur.
Tashmë, policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth rastit. Njoftohet se për 42-vjeçarin Grigory Gorbunov specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit, të lëshuar nga Gjykata e Shkallës për veprën penale “Pornografia”.
Ndalimi i Gorbunov u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg.
Lexo edhe: 50 kg kokainë në ngarkesën e qymyrit në Portin e Durrësit, SPAK sekuestron anijen “Unistream”
Nga veprimet hetimore rezultoi se 42-vjeçari ishte inxhinier i dytë i anijes që u kap me 49 kg kokainë, në portin e Durrësit, në maj të këtij viti. Gjithashtu, gjatë veprimeve, rezultoi se marinari rus mbante në telefonin e tij materiale të ndryshme pornografike.
KOKAINA NË PORT
Në anijen me 6.500 tonë qymyr janë zbuluar dy çanta me kokainë. Mësohet se Agjencitë ndërkombëtare sinjalizuan autoritet shqiptare se në anijen UNISTRAME të ankoruar një ditë më parë në Portin e Durrësit kishte drogë.
Kontrolli i parë me qen dështoi. Më pas ekspertët e Task Forcës së portit nisën të shkarkonin qymyrin. Fillimisht skepi kapi një çantë e cila u ça dhe dolën rreth 25 pako afro 1 kg secila me kokainë. Më pas gjetën dhe një çantë tjetër me rreth 28 pako. Policia ka marrë në pyetje kapitenin rus dhe pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit të anijes me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ata deklaruan se nuk ka dijeni për pakot me drogë. Janë pyetur dhe sipërmarrësit që kishin porositur qymyrin, por dhe ata mohuan të kenë informacion për kokainën. Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar nga policia. Ndërsa kontrollet në anije do vijojnë. Dyshohet se droga është ngarkuar në Kolumbi.
Anija është ngarkuar me qymyr në Kanada. Në 2 prill është nisur nga porti i Montrealit. 4 prill ka ndaluar në një tjetër port të Kanadasë dhe ka qëndruar 24 orë për të vijuar udhëtimit drejt Haitit. Qëndroi nga data 16 deri në 21 prill. E u nisu drejt Kolumbisë. Mbërriti në 23 prill qëndroi 3 ditë dhe destinacioni final ishte porti I Durrësit. /abcnews.al/