Firma shtetërore ruse Gazprom ka ndërprerë të shtunën furnizimet me gaz në Letoni pas tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit për konfliktin në Ukrainë dhe sanksioneve gjithëpërfshirëse kundër Rusisë, shkruan The Guardian.
“Sot Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz për Letoninë për shkak të shkeljeve të kushteve,” tha kompania në një deklaratë.
Kompania uli në mënyrë drastike dërgesat e gazit në Europë përmes tubacionit Nord Stream të mërkurën në rreth 20 për qind të kapacitetit të saj. Shtetet e BE-së kanë akuzuar Rusinë për reduktimin e furnizimeve në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve perëndimore për luftën e Moskës në Ukrainë.
Bashkimi Europian këtë javë miratoi një plan për të reduktuar konsumin e gazit.
/abcnews.al