EMRI/ Drogonte fëmijët që të ishin të qetë, arrestohet shqiptari që trafikonte qenie njerëzore

schedule22:46 - 29 Korrik, 2022

schedule 22:46 - 29 Korrik, 2022

Një shqiptar është dënuar me 8 vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore. Luan Braha, pronar i një prej lavazheve me emrin ‘Bosi’ në Britaninë e Madhe tentoi të trafikojë emigrantë shqiptarë nga Belgjika për në vendin ishullor, duke përfshirë mes tyre edhe fëmijë të cilët i drogonte në mënyrë që të ishin të qetë përgjatë udhëtimit.

38-vjeçari, nga Maqedonia e Veriut, donte të sillte deri në 200 emigrantë në vend pasi i ngjeshte në pjesën e pasme të kamionëve dhe i çonte në Britaninë e Madhe. Emigrantët do të paguanin më shumë se 5000 £ për udhëtimin.

I dënuari madje diskutoi me kriminelët e tjerë se si emigratët- përfshirë fëmijët – mund të drogoheshin për t’u siguruar që ata të qëndronin të qetë gjatë udhëtimit nga Belgjika. Por planet e tij u ekspozuan pasi u kuptua se ai ishte organizatori pas komplotit.

Braha u arrestua në lavazhin e tij edhe pse ai kundërshtoi planet për të trafikuar emigrantë. Sipas dosjes së prokurorisë angleze, Braha përdori lavazhin e tij për të krijuar njohje me elementë kriminalë në mënyrë që të ekzekutonte planin e tij për trafikimin e emigrantëve. Policia i vendosi përgjues duke zbardhur bisedat e Brahas për trafikimin e emigrantëve.