Tërmet i fuqishëm në Greqi, shkundet Patra: Sa ishte magnituda

schedule15:56 - 29 Korrik, 2022

schedule 15:56 - 29 Korrik, 2022

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë qendrore pak minuta më parë. Tërmeti kishte si epiqendër zonën e Patras në Greqi.

Banorët e zonës janë të frikësuar prej lëkundjeve që zgjatën disa sekonda në një zonë tepër të populluar.

Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. /abcnews.al