Nga Ajgena Korbi
Rreth 3 mijë njerëz çdo vit në të gjithë botën humbin jetën nga hepatitet virale. Inflamacioni i mëlçisë shkaktohet nga pesë lloje virusesh a b c d e. Dy prej tyre tregon mjekja infeksioniste në spitalin “Hygeia” Iris Koshovari konsiderohen më të rrezikshmit ndërsa mënyrat e transmetimit janë disa.
“Në veçanti virusi i hepatit b dhe c mund të zhvillojnë sëmundje kronike që mund të sjellë pasoja të rënda si kanceri i mëlçisë dhe ciroza e mëlçisë. Viruset a dhe e transmetohen në rrugën fekale orale përmes gëlltitjes së ushqimeve të infektuara ndërsa hepatit b c dhe d transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, shiringat e kontaminuara dhe sekrecionet e tjera trupore.”
Dy në tre persona nuk kanë dijeni se janë infektuar pasi nuk shfaqin shenja të smëundjes gjatë gjithë jetës. Shumë të tjerëve mund tju duhen dekada ndërsa tek disa simptomat mund të zhvillohen dy deri në gjashtë jave nga ekspozimi ndaj virusit.
“Në hepatitet akute virale mund të jenë simptoma të përgjithshme që mund të fillojnë me lodhje, pafuqi, mungesë oreks, ndjesi të vjelli, dhimbje barku, shpesh herë urinim me ngjyrë të errët, zverdhje të lëkurës, sklerave dhe defekim me ngjyrë të bardhë.”
Në ditën botërore të hepatiteteve mjekja apelon për tju drejtuar specialistit për t’ju nënshtruar ekzaminimeve kryesisht nëse bëni pjesë në një prej këtyre grupeve.
“Gratë shtatzëna, pacientë me sëmundje kronike, diabet, hipertension, ata që i nështrohen hemodializës, ata që përdorin drogë intravenoze dhe grupi i homoseksualeve. Tek format gastrointenstinale a dhe e trajtimi është vetëm suportiv, per hepatitet a ekziston një vaksinë për heaptitet b c d ekszisotjnë antiviral specifik. Prej vitesh ekziston vaksina e hepatit b që aplikohet tek foshnjat që lindin nga nëna te infektaura dhe popullatën në rrezik si personeli shëndetësor.”
Mbi 300 milion persona në botë vuajnë nga Hepaiti b dhe c. Megjithëkëtë mjekët e konsiderojnë këtë sëmundje të nëndiagonstikuar dhe nën trajtuar. /abcnews.al/