Ilir Meta ka thënë se Autoriteti i Dosjeve do të mbaje përgjegjësi ligjore, pasi u përfol gjatë se ai kishte qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.
Meta tha në një konferencë me gazetarët se ai është 1 milion % i pastër dhe shtoi se e di burimin e kësaj intrige qëka interes të manipulojë opinionin publik.
“Ata do mbajnë përgjegjësi ligjore. Nuk kam kohë të merrem me ata seose jam 1 milion % i pastër, ata e dinë shumë mirë këtë. Unë e di burimin e kësaj intrige dhe interesin për të manipuluar opinionin publik sepse ka lindur një forcë e re politike. Nuk ka më opozitë që e shet ndeshjen 5 vjet para, tani ka opozitë të vërtetë. Është opozita e vërtetë dhe ata do mbajnë përgjegjësi për gjithë këto vjedhje qëë i kanë bërë shqipërisë, por edhe për këto manipulime që bëjnë për të vazhduar sistemin e vjedhjes së popullit shqiptar”, tha Meta. /abcnews.al