Të paktën pesë persona janë vrarë dhe shtatë janë plagosur në një sulm që ka ndodhur pranë një stacioni të transportit publik në Mykolaiv.
Lexo edhe: Rusia sulmon Kievin ndërsa Ukraina kërkon të rimarrë jugun
Guvernatori i Mykolaiv, Vitaliy Kim ka ndarë një video në Telegram, ku njofton për sulmin.
Në video, Kim jep numrin e të vdekurve si katër, por më pas ai ka postuar në Telegram për të thënë se për momentin dihet tashmë për shtatë të plagosur dhe pesë të vdekur. /abcnews.al