Ish-ambasadori shqiptar pranë OKB-së, Ksenofon Krisafi, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, tregoi se kur ka nisur për herë të parë njohjet e Shqipërisë me Shtete e Bashkuara të Amerikës, të cilat rezultojnë të jenë më të hershme se 28 korriku i vitit 1922.
Ai tha se gjatë një vizite që disa gazetarë Amerikanë kanë bërë në Shqipëri përgjatë vitit 1818-të, Ali Pashë Tepelena, i cili në atë periudhë ishte Pashai i Janinës, u kërkoi atyre që kur të ktheheshin në vendin e tyre tu bënin të ditur autoriteteve se ai donte të vendoste marrëdhënie ekonomike me Amerikën.
“Ali Pashë Tepelena, ju tha gazetarëve amerikanë, që kur të ktheheni në vendin tuaj, i thoni autoriteteve tuaja mesazhin tim dhe dëshirën për të vendosur me vendin tuaj marrëdhënie tregtare, ekonomike dhe konsullore. Do të donim që në Janinë të kishim edhe një konsullatë amerikane që në vitin 1818-të. Nuk pati zhvillime sepse koka e Ali Pashës përfundoi në tepsi”, tha Krisafi.
/Abcnews.al/