Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë seancës plenare të ditës së enjte i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që t’i lejojë deputetëve të zhvillojnë debat për ndryshimet në qeveri.
Sipas tij e vetmja arsye pse nuk lejohet debati në Kuvend është se Rama ka frikë nga fjala e lirë dhe nga provat që deputetët do të shfaqin gjatë fjalimeve të tyre.
Ai paralajmëroi Ramën se ai mund të pengojë gjykimin në seancë plenare, por nuk do e pengojë atë në rrugët e Shqipërisë.
“Vendimi për të shkelur rregulloren e parlamentin, e cila garanton debatin për përbërjen e Këshillit të Ministrave është një akt i pashembullt, dhunim flagrant i të drejtës së deputetit. Është një vendim i cili merret në kuadrin e monizmit të plotë të vendosur nga mazhoranca e drogës dhe krimit. Me këtë rast i them Ramës se çfarë do lloj xhakete që të veshësh asgjë s’të heq ty qyrtkun e vjedhësit. Ti kërkon tu heqësh deputetëve të drejtën e fjalës se në rast se ata do i faktojnë shqiptarëve se padrinoja i Arben Ahmetajt e ka emrin Tenderbegu Edi Rama. Zonjë hapni debatin. Mos mendoj Rama se duke i shpëtuar gjykimit në parlament do t’i shpëtojë gjykimit në rrugët e Shqipërisë”, u shpreh Berisha.
/Abcnews.al/