Siguria ushqimore, të rinjtë e FRPD sulmojnë me domate AKU në Durrës

schedule14:15 - 19 Maj, 2019

schedule 14:15 - 19 Maj, 2019

Mungesa e sigurisë të produkteve dhe mungesa e kontrolleve nga instancat përkatëse ka nxitur reagimin e forumit rinor të Partisë Demokratike.

Të mbledhur përpara godinës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dega Durrës, të rinjtë në shenjë proteste kanë hedhur domate në drejtim të institucionit.

Të rinjtë, njëzëri kanë kërkuar t’i jepet fund abuzimit që po bëhet më produktet ushqimore, kryesisht ne prodhimin e fruta-perimeve.

Sipas tyre, ky institucion nuk po kryen detyrën dhe po lejon tregtimin e perimeve me pesticide të cilat dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!