Në Ditën e Shtetësisë të Ukrainës, presidenti lituanez Gitanas Nauseda mbërriti në Kiev, ku pritet të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky.
“Sapo kam mbërritur në Kiev. Në këtë ditë të veçantë, kur Ukraina feston Ditën e Shtetësisë, për herë të parë do t’i drejtohem popullit ukrainas në Verkhovna Rada. Do të takoj gjithashtu Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe do t’i dorëzoj Urdhrin e Vytautas i Madh, çmimi më i lartë shtetëror i Lituanisë”, shkroi Nauseda në Twitter.
Just arrived in Kyiv. On this special day, as Ukraine celebrates the Day of Statehood for the first time, will address Ukrainian people at the Verkhovna Rada.
Will also meet President @ZelenskyyUA, present him with the Order of Vytautas the Great – the highest ??state decoration. pic.twitter.com/39GPMiB5XJ— Gitanas Nausėda (@GitanasNauseda) July 28, 2022
Lexo edhe: Dita e shtetësisë së Ukrainës, Michel: Njerëz të guximshëm, BE qëndron pranë jush
Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka dërguar këtë mesazh mbështetjeje duke i cilësuar ukrainasit si njerëz të guximshëm.
“Njerëz të guximshëm të Ukrainës, sot ju festoni Ditën e shtetësisë së Ukrainës, pasi Rusia zhvillon një luftë brutale dhe të paprovokuar kundër vendit tuaj, QË tani është në muajin e gjashtë. BE-ja qëndron pranë jush. Për aq kohë sa duhet”, shkruan ai.
/abcnews.al