Ukraina shton sulmet për të rimarrë Kherson, Zelensky zotohet të prishë planet e Rusisë

schedule11:21 - 28 Korrik, 2022

schedule 11:21 - 28 Korrik, 2022

Ukrainasit po përpiqen të çlirojnë qytetin e Khersonit pasi shkatërruan urën kryesore Antonivsky me raketa të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin e tij të së mërkurës, Presidenti Volodymyr Zelensky vlerësoi sukseset e ushtrisë ukrainase në Kherson, shkruan BBC.

“Ne po bëjmë gjithçka që pushtuesit të mos kenë asnjë mundësi logjistike në tokën tonë. Çfarëdo plani të kenë, ne do t’i prishim. Dhe ne do të çlirojmë territorin tonë me mjete ushtarake, diplomatike dhe të gjitha mjetet e tjera të disponueshme derisa të arrijmë kufijtë ligjorë të Ukrainës,” tha ai.

Ai u zotua se Ukraina do të rindërtonte përfundimisht urën Antonivskiy si dhe kalimet e tjera për në rajonin Kherson.

Pse është kaq e rëndësishme ura Antonivskiy?

Ura Antonivskiy e Khersonit është gjysmë milje e gjatë dhe është një nga dy rrugët kryesore që përshkojnë lumin Dnipro. Por, megjithëse është ende në funksion, vendkalimi tani është “plotësisht i papërdorshëm” pas dëmtimit nga sulmet me raketa, sipas burimeve ushtarake perëndimore.

Moska varej nga ura për të rifurnizuar trupat e saj të vendosura në perëndim të lumit. Pa të, mijëra trupa ruse rrezikojnë të shkëputen nga pjesa tjetër e territorit të pushtuar.

Nëse kjo ndodh, do të jepte një shtysë shumë të nevojshme për Kievin duke rimarrë nga Rusia qendrën më të rëndësishme të popullsisë që ka në kontroll deri më tani që nga fillimi i pushtimit – Kherson.

Qyteti jugor, i cili kishte një popullsi prej 290,000 para luftës, aktualisht administrohet nga zyrtarë të mbështetur nga Moska, pasi u bë një nga qytetet e para që ra ën duart e pushtuesve.

Ndërkohë nga ana tjetër, zyrtarët e vendosur nga Rusia në Kherson pohojnë se sulmi ukrainas “nuk do të ndikojë në rrjedhën e luftës”. Kreu i administratës lokale, Kirill Stremousov, u tha gazetarëve se sulmi  ndërlikoi jetën e banorëve vendas, por  zvogëloi rëndësinë e saj më të gjerë strategjike.

Programi Vesti i Rossiya 1 tha se tragetet do të organizoheshin jashtë qytetit të pushtuar nga Rusia, pasi ura ishte e papërdorshme dhe nuk mund të kalonin automjete.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!