Allegri: Largohem në paqe me Juventusin

schedule22:30 - 18 Maj, 2019

schedule 22:30 - 18 Maj, 2019

Në konferencën e fundit për shtyp me skuadrën e Juventusit, trajneri Masimiliano Allegri qartësoi se cikli i tij kishte përfunduar dhe se largimi nga bardhezinjtë ndodhi në paqe.  

Andrea Agnelli dhe Masimiliano Allegri dolën bashkë para mediave në konferencën e fundit për shtyp të teknikut liveronez. Allegria deklaroi  se u nda pabesisht me klubin Italian dhe arsyeja ishte domosdoshmëria për të filluar një cikël të ri ne klub pas pesë viteve nën drejtimin e tij.

“Falënderoj presidentin e Juventusit dhe lojtarët për emocionet dhe sukseset gjatë këtyre pesë viteve të mrekullueshme. Po lë pas një skuadër shumë të fortë dhe të suksesshme. Unë nuk kërkova revolucion në skuadrër. Shoqëria bardh e zi ka bërë vlerësimet e saj dhe zgjodhëm rrugën më të mirë të mundshme. Jemi ndarë paqësisht dhe nuk kemi hatër mbetje. Kishte ardhur moment për të mbyllur këtë cikël dhe kjo është arsyeja e largimit. Largohem si juventin dhe është krenari e jashtëzakonshme të jesh pjesë e një familjeje që ka në AND-në, fitoren”.

Presidenti i Juventusit Andre Agnelli falënderon Allegrin për punën e suksesshme gjatë këtyre pesË viteve dhe shpjegon arsyen e divorcit.

“Kemi kaluar së bashku 5 vite mjaft të bukura të mbushura me trofe. Pas ndeshjes me Ajaksin thashë  me bindje të plotë se Allegri do të qëndrojë. Më pas kemi reflektuar për të mirën e klubit, trajnerit dhe të gjithëve për të arritur në këtë pikë. Nuk ishte një vendim i emrave të përveçëm por një analizë dhe konkluzion i përbashkët”, tha numri  një i skuadrës së Juventusit, Andre Agnelli.

Alternativat për pasuesin e Allegrit janë të shumtë por Guardiola dhe Pochetino ane ëndrra e shoqërisë bardh e zi e natyrisht më të vështirët për tu arritur./ABCN News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!