Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky jep intervistën e parë ndërkombëtare me të shoqen, flasin për jetën personale, si ndikoi lufta te martesa

schedule22:46 - 27 Korrik, 2022

schedule 22:46 - 27 Korrik, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zonja e parë Olena Zelenska dhanë intervistën e tyre të përbashkët të parë në një televizion ndërkombëtar.

Çifti u intervistua nga prezantuesi britanik Piers Morgan.

Intervista  pritet të transmetohet së shpejti.

CNN raporton se Zelensky dhe e shoqja diskutuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë për Ukrainën dhe mënyrën se si lufta ka ndikuar në martesën e tyre, sipas fragmenteve të shkurtra të shpërndara në Twitter nga moderator Piers Morgan.

Zelensky tha se ishte i interesuar që presidenti amerikan Joe Biden të vizitojë Ukrainën pasi kjo do të dërgonte “sinjalin më të fortë në mbështetje të Ukrainës”.

“Unë besoj se ky do të ishte një sinjal i madh. Të gjithë e shohin qëndrimin e Ukrainës ndaj SHBA-së. Kjo do të ishte mbështetja më e lartë, “ ka thënë presidenti ukrainas në intervistë.

I pyetur nëse kishte një mesazh për kryeministrin e ardhshëm britanik, Zelensky tha se ai do të ishte i lumtur të bashkëpunonte ngushtë dhe të ruante marrëdhëniet e ngushta me Mbretërinë e Bashkuar që Ukraina përfitoi nga udhëheqja e kryeministrit aktual Boris Johnson.

Çifti presidencial tha gjithashtu se martesa e tyre ishte bërë më e fortë falë sfidave të luftës.

“Jam dakord me teorinë se martesa bëhet më e fortë me sfidat”, tha Zelenska.

“Unë kam vetëm një grua dhe jam i lumtur,” tha  presidenti ukrainas./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!