Ndryshimet klimatike: Shkrirja e akullnajave po ndryshon kufirin Zvicër-Itali

schedule11:05 - 27 Korrik, 2022

schedule 11:05 - 27 Korrik, 2022

Temperaturat e larta ekstreme, për shkak të ndryshimeve klimatike po përshpejtojnë shkrirjen e akullnajave të Zvicrës, duke shkaktuar disa sfida të papritura gjeopolitike. Shkrirja e një akullnajeje në Alpe ka zhvendosur vijën kufitare mes Zvicrës dhe Italisë, të cilat ndajnë një kufi prej 800.2 kilometrash.

Vija kufitare në këtë zonë përcaktohet nga një kanal kullues. Por me shkrirjen e akullnajës Theodul,  vija është zhvendosur në Rifugio Guide del Cervino, pranë majës Testa Grigia në një lartësi prej 3,480 m dhe gradualisht po lëviz poshtë ndërtesës, duke bërë që disa turistë të pyesin nëse tani ndodhen në Zvicër.

Çështja ka qenë objekt i negociatave diplomatike midis Zvicrës dhe Italisë që filluan në vitin 2018 dhe përfunduan vitin e kaluar me një kompromis, megjithëse detajet e saj mbeten konfidenciale.

Kur rezorti u ndërtua në vitin 1984, 40 shtretërit dhe tavolinat e gjata prej druri ishin në tokën italiane, por tani dy të tretat e rezortit, duke përfshirë shumicën e shtretërve dhe restorantin, i përkasin teknikisht Zvicrës jugore. Çështja ka shkaktuar tensione dhe pretendime sepse zona e varur nga turizmi ndodhet në një nga resortet më të mëdha turistike në botë dhe shumë pranë saj po ndërtohet një teleferik.

Kushtet e marrëveshjes, që u nënshkruan nëntorin e kaluar në Firence, do të zbulohen kur të ratifikohet përfundimisht nga qeveria zvicerane vitin e ardhshëm. Edhe pse rezultati i negociatave mbetet sekret, menaxheri, Lucio Trucco, është informuar se do të qëndrojë në tokën italiane, siç ka qenë gjithmonë.

Menuja është italiane në restorant, vera është italiane dhe taksat janë italiane, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!