Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia po shkurtonte qëllimisht furnizimet me gaz natyror për të terrorizuar Europën, ndërsa bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Moskës, sipas The Guardian.
“Duke përdorur Gazprom, Moska po bën gjithçka që mundet për ta bërë këtë dimër sa më të vështirë për vendet europiane. Terrorit duhet t’i përgjigjeni – duke vendosur sanksione.”
Gjigandi rus i gazit Gazprom ka rritur ndjeshëm presionin në tubacionin Urengoy-Pomary-Uzhgorod që dërgon gazin rus në Europë, tha kompania shtetërore e Ukrainës.
Rritje të tilla presioni mund të çojnë në emergjenca duke përfshirë ndërprerje të tubacionit, sipas kompanisë ukrainase.
/abcnews.al