Gjashtë vatra zjarri aktive në vend, problematike mbetet situata në Orosh ku nuk po ndërhyn dot as helikopteri

schedule17:32 - 26 Korrik, 2022

schedule 17:32 - 26 Korrik, 2022

Në të gjithë vendin mbeten gjashtë vatra aktive zjarri. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se vatrat aktive janë në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës. Siç bëhet e ditur, me to po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren. Era është duke favorizuar flakët, por pa rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, problematike paraqitet situata në  fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh. Në këtë fshat, është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike.

NIKO PELESHI NË FACEBOOK
“Në 6 vatra zjarri në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren për të izoluar flakët që për shkak të erës janë përhapur, por pa rrezik për zonat e banuara.
Problematike është situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike. Në terren forcat vijojnë punën të mbajnë nën kontroll vatrat afër banesave.” /abcnews.al/