Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka rrahur një 22-vjeçare e cila nuk pranoi që të kryenin marrëdhënie seksuale.
Ngjarja ka ndodhur në Haldikiki, të dielën që lamë pas.
Ka qenë 22-vjeçarja e cila ka bërë denoncimin në polici. Sipas të resë, shqiptari pasi kanë dalë nga një lokal ku kanë qenë duke u argëtuar, i ka kërkuar marrëdhënie seksuale, por pas refuzimit, ai ka ushtruar dhunë.
/Abcnews.al/