Shefja më e mirë në botë: 8300 paund bonus dhe dy bileta avioni të klasit të parë për stafin

schedule14:22 - 26 Korrik, 2022

schedule 14:22 - 26 Korrik, 2022

Një shefe që i ka dhënë të gjithë stafit të saj 8,300 paund dhe dy bileta avioni të klasit të parë si bonus, është quajtur “punëdhënësja më e mirë në botë”.

Sara Blakely, e cila themeloi kompaninë e të brendshmeve Spanx, u ka shpërndarë bonuse prej 8.300 paund secilit prej punonjësve të saj, sipas mediave të huaja.

Biznesmenja amerikane krijoi Spanx, i cili vlerësohet në 1.2 miliardë dollarë. Duke iu drejtuar stafit ajo tha: “Ky është një moment shumë i madh për secilin prej jush, dhe unë dua ngre gjithashtu dolli për të gjitha gratë në botë që nuk e kanë pasur këtë mundësi.

“Kështu që në një moment si ky, mendoj për nënën time dhe gjyshen time dhe mungesën e opsioneve të tyre dhe të gjitha gratë e tjera”.

“E dini, nëse doni një udhëtim, mund të keni dëshirë të dilni në një darkë, në një hotel vërtet të bukur, me secilën nga ato dy biletat e klasit të parë për kudo në botë, mund të plotësoni dëshirën tuaj dhe secili do të marrë 10,000 dollarë.”

“Ishte një njoftim emocional i mbushur me lot nga gëzimi, duke pranuar se sa shumë kemi arritur, “ ka shkruar Blakely në një mbishkrim të postuar në Instagram.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!