Ballkani është skuadra tjetër shqiptare që do të luajë në Conference League ditën e sotme.
Sfida do të fillojë në orën 20:00, me të besuarit e Ilir Dajës që në sfidën e sotme luajnë për të firmosur kualifikimin, pasi ndeshja me parë mes Ballkanit dhe La Fioritës ka përfunduar 4-0.
Në Prishtinë Ilir Daja do të përpiqet të thellojë edhe më tepër shifrat ndaj modestëve nga San Marino që futbollin më tepër e ndjekin si pasion se sa karrierë personale. Këtë e vërteton fakti se katër prej futbollistëve të skuadrës nuk do të jenë në Kosovë për shkak se kanë angazhime të tjera në profesionet ku punojnë. /f.a/abcnews.al