Tirana luan ndeshjen e sezonit ndaj Kastriotin ku diferenca me krutanët është vetëm dy pikë. Tifozët do të jenë mungesa e madhe e bardh e bluve për këtë duel.
Tirana do të luajë ndeshjen e sezonit ndaj skuadrës së Kastirotit të shtunën në “Selman Stërmasi”. Një takim që do të vendosë shumë sa i përket fateve për secilën skuadër. Tirana do të ketë një pengesë jo të lehtë për të kaluar pasi Kastrioti ka treguar paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen e fundit.
Mungesë e madhe për Tiranën një duelin e së shtunës do të jenë tifozët për shkak të dënimit nga komisioni i disiplinës pas ndeshjes me Laçin. Klubi bardh e blu nuk ka pranuar të paguajë dënimin dhe kjo i ka irrituar së tepërmi tifozët.
Tirana në sezonin 2018-2019 është skuadra më e dobët në shtëpi. Një tregues i qartë se ndaj krutanëve duhet shumë kujdes. Bardh e blutë kanë grumbulluar më pak pikë se çdo skuadër tjetër në ndeshjen e luajtura brenda në shtëpi.
Madje Tirana në këtë sezon është më e dobët se skuadra që drejtohej nga Mirel Josa kur ra nga kategoria dy vite më parë. Golat e shënuar janë shumë të pakët dhe kjo natyrisht që i shërben kundërshtarit në rastin konkret Kastriotit.
Barazimi do të ishte rezultat i pranueshëm për Tiranën që objektin primar ka të shmangë humbjen, ndërkohë që fitorja do ta vendoste në pozita komode bardh e blutë./ABC News Albania 24/7

