Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur sot homologun portugez Joao Cravinho.
Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp Xhaçka tha ndër të tjera se Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Sipas saj BE, certifikoi arritjet e Shqipërisë me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Po ashtu, ministrja bëri të ditur se me homologun portugez diskutuan mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik.
“Diskutuam me kolegun Craninho mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik. Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalёshe mes vendeve tona… Ne e vlerësojmë vizionin realist qё Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor.” /abcnews.al/

