PSG është gjithmonë e më afër transferimit të Renato Sanches. Mediat franceze zbulojnë se kryeqytetasit kanë bindur mesfushorin portugez për t’u transferuar në “Parkun e Princave”, aty ku do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.
Ky ishte hapi i parë i negociatave, teksa tani drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos pritet të ulet me drejtuesit e Lille për të arritur një marrëveshje për çmimin e kartonit, para se t’i hapet udhë transferimit në Paris të mesfushorit.
Sanches është një njohje e vjetër e trajnerit Galtier, pasi të dy ishin pjesë e Lille në sezonin 2020-2021, kur edhe fituan titullin kampion, ndaj tani tekniku i ri i PSG-së dëshiron ta marrë me vete për t’i besuar “çelësat” e mesfushës.
Për mesfushorin portugez shfaqi interes edhe Milani, që arriti një marrëveshje me Lille, por vetë Sanches preferon Parisin, ndaj kuqezinjtë do të duhet të studiojnë një tjetër objektiv për mesfushën. /f.a/abcnews.al