Laçi kërkon mesfushor, lojtarin e duhur e gjen në Ukrainë

schedule09:15 - 25 Korrik, 2022

schedule 09:15 - 25 Korrik, 2022

Laçi pavarësisht ndeshjeve në Conference League, skuadra vazhdon edhe me afrimet e reja që priten të jenë pjesë e kurbinasve për sezonin e ri.

Sipas “Panorama Sport” Shpëtim Duro kërkon dëshpërimisht një mesfushor i cili do të bënte shumë punë në mesfushë, pasi dëmtimi i Klinti Qatos dhe largimet e Juljan Shehut dhe Ardit Veliut, kanë zbehur forcën e bardhezinjve.

Sipas burimit në fjalë mësohet se që prej së shtunës në stërvitjen e Laçit ka dalë një mesfushor ukrainas, i cili është vendosur menjëherë nën urdhrat e Duros. Bëhet fjalë për 23- vjeçarin Mykyta Peterman, i cili numëron 33 ndeshje në elitën e futbollit ukrainas me klubin e Mariopolit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!