Bindja Demokratike përmes një deklarate për media ka akuzuar partinë socialiste, atë demokratike dhe lëvizjen socialiste për integrim se kanë çuar politikën në vend në situate apolitike. Djegia e mandateve e opozitës sipas Bindjes ka për qëllim finalizimin e planit të disbalancimit dhe nxjerrjes nga binarët e sistemit demokratike. Madje Topollaj shkoi edhe më larg duke akuzuar partinë ku ka zhvilluar karrierën politike, sit ë përfshirë në prishjen e zgjedhjeve nga Brenda përmes komisionerëve të tyre, ashtu si partia socialiste. Në përfundim Bindja Demokratike i bëri ftesë institucioneve vendase dhe faktorit ndërkombëtar, të ndalin atë që Topollaj e quajti “provokim të rëndë ndaj procesit zgjedhor të 30 qershorit”./ABC News Albania 24/7
Bindja: Komisionerët e PD dhe PS, pjesë e mekanizmit të prishjes së zgjedhjeve
schedule15:00 - 17 Maj, 2019
schedule 15:00 - 17 Maj, 2019