Bill Gates është ende njeriu i pestë më i pasur në botë, sipas renditjes së Bloomberg dhe Forbes , pavarësisht se ka hequr dorë nga aksione me vlerë më shumë se 6 miliardë dollarë këtë javë nga fondacioni i tij bamirës.
Gates ia dhuroi rreth 5.2 miliardë dollarë aksione në Co Canadian National Railëay-Fondacionit Bill & Melinda Gates, sipas dosjeve të SEC . Bashkëthemeluesi i Microsoft-it gjithashtu i dha fondacionit të enjten aksione me një vlerë prej 995 milionë dollarësh në Deere & Co.
Më shumë se 3 milionë në aksione u zhvendosën nga “Cascade Investment LLC”, në organizatën private jofitimprurëse. Gates tani ka një vlerë prej 112 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg, pas Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault dhe Gautam Adanit të Indisë.
Filantropisti javën e kaluar u zotua se do t’i japë 20 miliardë dollarë fondacionit bamirës këtë muaj dhe planifikon ta japë “praktikisht të gjithë” pasurinë e tij për të në të ardhmen.
“Unë do të zbres dhe përfundimisht do të largohem nga lista e njerëzve më të pasur në botë,” tha Gates javën e kaluar në një postim në Twitter .
Premtimi dhe donacionet e fundit e çojnë fondacionin në rreth 70 miliardë dollarë, sipas asaj që shkruhet në uebfaqe, duke përfshirë një donacion vjetor prej 3.1 miliardë dollarësh nga Ëarren Buffett.
“Unë kam një detyrim t’i kthej burimet e mia shoqërisë në mënyra që kanë ndikimin më të madh për reduktimin e vuajtjeve dhe përmirësimin e jetës,” tha Gates javën e kaluar.
“Dhe, shpresoj se të tjerët në pozita të pasurisë dhe privilegjit të madh do të bëjnë gjithashtu të njëjtën gjë në këtë moment.”
Melinda French Gates mund të japë dorëheqjen si bashkëkryetare brenda një viti nëse ajo dhe ish-bashkëshorti i saj nuk mund të punojnë më së bashku, njoftoi fondacioni vitin e kaluar. /abcnews.al/