Tre persona janë vënë në pranga në Kurbin për prodhim dhe shitje narkotikësh. Bëhet e ditur se pas kontrolleve të ushtruara në një lokal në fshatin Zejmen, policia gjeti doza të dyshuara me kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Lezhë arrestuan Kujtim Preçi, 41 vjeç, banues në Zejmen, administratori i lokalit si dhe Albert Abazi, 24 vjeç, banues në Lezhë dhe Saba Selmani, 55 vjeç, banues në Milot, kamarierë në lokal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike”. /abcnews.al/