Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës. Mësohet se tre automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre drejtuesit, Reshat Nihani, Halil Cakoni, Erjon Neziraj. Në gjendje më të rëndë raportohet Reshat Nihani, 30 vjeç. I riu dyshohet se ka humbur njërën këmbë.
Ai ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Smart”, ndërsa dyshohet se një parakalim i gabuar i këtij të fundit të ketë shkaktuar aksidentin.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjeter me drejtues shtetasin E. N.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al