Mediat austriake: Qytetarët e BE janë kundër zgjerimit, çfarë thonë sondazhet për Shqipërinë

schedule20:59 - 23 Korrik, 2022

schedule 20:59 - 23 Korrik, 2022

Bashkimi Europian hapi këtë të martë negociatat për anëtarësimin në familjen europiane, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por ndryshe nga qeveritë europiane, qytetarët e BE janë shprehur kundër zgjerimit të Bashkimit Europian.

Qytetaret austriakë kane dalë hapur kundër zgjerimit. Edhe pse qeveria e kancelarit Federal Karl Nehammer e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, qytetarët austriakë duket se nuk mendojnë njesoj.

Sipas një sondazhi të fundit nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) në korrik, vetëm 20 për qind janë në favor të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Në prill ishte ende 26 për qind.

Madje në rastin e Shqipërisë, miratimi për anëtarësim në BE ra nga 35 në 14 për qind.

“Një shumicë e qartë kundërshton zgjerimin e BE-së për të përfshirë këto vende, me të cilat negociatat për anëtarësim kanë nisur pas vonesave të gjata.”, shkruan Die Presse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!