E pazakontë në Greqi, 7 të rinj rrahin të miturin për t’i vjedhur këpucët

schedule13:14 - 23 Korrik, 2022

schedule 13:14 - 23 Korrik, 2022

Policia greke ka zbuluar një ngjarje të pazakontë të ndodhur më 9 maj, kur disa të rinj sulmuan një 17-vjeçar teksa po ecte i vetëm në një rrugë të Janinës dhe e rrahën brutalisht për t’i vjedhur këpucët.

Sipas denoncimit të viktimës së mitur, autorët ishin shtatë dhe i janë afruar duke e rrethuar.

Më pas e  goditën me grusht dhe e detyruan të hiqe këpucët me vlerë 200 euro që kishte veshur, të cilat i morën dhe u larguan me vrap.

Rasti u zbardh pas 2 muajsh e gjysmë dhe si autorë u identifikuan shtatë grekë të moshës 17 dhe 18 vjeç, të cilët akuzohen për grabitje në bashkëpunim./Abcnews.al/